Emocionon djali i Michael Schumacher: Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm për të folur me babanë tim

Emocionon djali i Michael Schumacher: Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm për të folur me babanë tim

Sport October 29, 2026 - 11:50

Mick Schumacher (27), djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, rrallëherë flet publikisht për marrëdhënien me të atin.

Megjithatë, në dokumentarin e Netflix-it, “Schumacher”, ai ka rrëfyer hapur se sa shumë i mungojnë bisedat me babanë, veçanërisht tani që edhe vetë e di se çfarë do të thotë të jesh pilot profesionist.

“Unë dhe babai kuptohemi në një mënyrë të veçantë, sepse flasim të njëjtën gjuhë – gjuhën e automobilizmit”, ka thënë Mick në dokumentarin e realizuar në bashkëpunim me familjen Schumacher.

Michael Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1, pësoi lëndime të rënda në një aksident me ski në Méribel të Francës, në dhjetor të vitit 2013.

Që nga ajo kohë ai nuk është shfaqur më publikisht, ndërsa familja e tij pothuajse asnjëherë nuk ka folur për gjendjen e tij shëndetësore. Mick ishte vetëm 14 vjeç kur ndodhi aksidenti.