Goditje për Chelsean, Joao Pedro mungon për disa javë

Goditje për Chelsean, Joao Pedro mungon për disa javë

Sport October 28, 2026 - 17:10

Chelsea ka marrë një lajm të keq, pasi João Pedro do të jetë jashtë fushave për disa javë për shkak të një dëmtimi në kofshë. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Xabi Alonso, i cili bëri të ditur se sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm në ndeshjet e ardhshme.

“João ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe nuk do të jetë në dispozicion për disa javë”, deklaroi Alonso.

Mungesa e brazilianit përbën një goditje për Chelsean, që do të duhet të gjejë alternativa në repartin ofensiv gjatë periudhës së rikuperimit të tij. Ende nuk është bërë e ditur koha e saktë e rikthimit të futbollistit në fushë.