PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Kvaratskhelias, synon ta transferojë në janar

PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Kvaratskhelias, synon ta transferojë në janar

Sport October 28, 2026 - 16:24

Paris Saint-Germain po mendon për përforcime në afatin kalimtar të janarit, pas lëndimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelias.

Sipas raportimeve të mediave, klubi francez ka kontaktuar me përfaqësuesit e Ibrahim Mazës, talentit 20-vjeçar të Bayer Leverkusenit, si një prej alternativave të mundshme për repartin ofensiv.

Megjithatë, ende nuk ka ofertë zyrtare dhe negociatat mes klubeve nuk kanë nisur.

Bayer Leverkuseni nuk dëshiron ta humbasë futbollistin algjerian dhe synon t’ia vazhdojë kontratën, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2030.

Maza luan kryesisht si mesfushor ofensiv, ndryshe nga Kvaratskhelia, i cili aktivizohet në krahun e majtë. Për këtë arsye, PSG-ja duhet të vendosë nëse algjeriani është profili i duhur apo nëse do të kërkojë një anësor të mirëfilltë për afatin kalimtar të janarit. /Zëri