Luis de la Fuente zgjidhet trajneri më i mirë në botë
Sport
October 26, 2026 - 22:27
Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë në botë në ceremoninë e “Topit të Artë” për vitin 2026.
Përzgjedhësi i Spanjës u shpërblye pas suksesit të jashtëzakonshëm me kombëtaren spanjolle, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit në Kupën e Botës 2026.
De la Fuente e mposhti konkurrencën e emrave të njohur si Luis Enrique i Paris Saint-Germainit, Mikel Arteta i Arsenalit, Unai Emery i Aston Villas dhe Vincent Kompany i Bayern Munichut.
Ky vlerësim e kurorëzon një periudhë të artë për trajnerin spanjoll, i cili më parë kishte fituar edhe Kampionatin Evropian 2024 dhe Ligën e Kombeve më 2023 me Spanjën. /Zëri