Bukayo Saka e fiton çmimin Sokrates për kontributin humanitar

Bukayo Saka e fiton çmimin Sokrates për kontributin humanitar

Sport October 26, 2026 - 22:59

Bukayo Saka është fituesi i çmimit Sokrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, për kontributin e tij në punën humanitare dhe aktivitetet bamirëse.

Ylli i Arsenalit dhe i kombëtares angleze u vlerësua për angazhimin e tij jashtë fushës së futbollit, veçanërisht për mbështetjen ndaj fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

Çmimi Sokrates, i krijuar për të nderuar futbollistët që përdorin ndikimin e tyre për të promovuar kauza sociale, vlerëson përpjekjet e lojtarëve për ta bërë shoqërinë një vend më të mirë.

Saka, i cili është shndërruar në një nga figurat kryesore të futbollit anglez, merr kështu një tjetër vlerësim të rëndësishëm, këtë herë për kontributin e tij humanitar përtej fushës së blertë. /Zëri