Barcelona shpallet klubi më i mirë i futbollit të femrave në botë

Barcelona shpallet klubi më i mirë i futbollit të femrave në botë

Sport October 26, 2026 - 23:14

Barcelona është shpallur klubi më i mirë i futbollit të femrave në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, duke vazhduar dominimin në këtë kategori.

Skuadra katalanase u vlerësua pas një sezoni të jashtëzakonshëm, në të cilin fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretëreshës dhe Superkupën e Spanjës.

Ky është një tjetër sukses për Barcelonën, e cila konfirmon statusin e saj si një nga fuqitë kryesore të futbollit të femrave në Evropë.

Klubi katalanas vazhdon të korrë suksese edhe në çmimet individuale të mbrëmjes, duke e kthyer ceremoninë e Londrës në një natë të veçantë për familjen blaugrana. /Zëri