Michael Oliver do ta drejtojë supersfidën PSG – Barcelona në Champions League
UEFA ka caktuar gjyqtarin anglez Michael Oliver për të drejtuar përballjen mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet të martën, më 20 tetor, në stadiumin “Parc des Princes”, me fillim nga ora 21:00.
Oliver do të ndihmohet nga bashkëkombësit Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa Robert Jones do të jetë gjyqtari i katërt. Në sistemin VAR do të jenë italianët Marco Di Bello dhe Daniele Chiffi.
Gjyqtari anglez ka përvojë të madhe në garën më prestigjioze evropiane për klube, ku ka drejtuar 48 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Përballja pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, duke pasur parasysh rivalitetin mes dy skuadrave dhe objektivat e tyre në garën evropiane. /Zëri