Milani dhe Juventusi ngecin, Lazio fluturon në renditjen e Serie A
Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Serie A është rikthyer me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku Milani dhe Juventusi kanë lëshuar pikë të rëndësishme, ndërsa Lazio vazhdon formën e shkëlqyer.
Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim ndaj Sassuolos.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi me Adrien Rabiot, pas asistimit të Luka Modrië, por vendasit reaguan shpejt duke barazuar rezultatin përmes Cas Odenthal.
Ky rezultat e lë Milanin me 12 pikë, katër më pak se Interi dhe Lazio, që kryesojnë renditjen me nga 16 pikë.
Edhe Juventusi u ndal me rezultat 1-1 në udhëtim te Cagliari.
Daniel Maldini kaloi vendasit në epërsi, ndërsa Randal Kolo Muani shpëtoi bardhezinjtë nga humbja me golin e tij në pjesën e dytë.
Barazimi nuk i ndihmoi skuadrës së Luciano Spallettit të afrohej me kreun e tabelës. Juventusi mbetet me 11 pikë, aq sa edhe Como.
Ndërkohë, Lazio vazhdon të impresionojë. Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti Monzan me rezultat 3-1, duke regjistruar një tjetër fitore dhe duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve, në krye të renditjes së bashku me Interin.
Roma, në anën tjetër, barazoi pa gola në udhëtim ndaj Comos, ndërsa mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Donyell Malen.
Renditja e Serie A pas ndeshjeve të së dielës:
Inter – 16 pikë
Lazio – 16 pikë
Roma – 14 pikë
Cagliari – 13 pikë
Milan – 12 pikë
Como – 11 pikë
Juventus – 11 pikë
Napoli – 10 pikë
Frosinone – 10 pikë
Sassuolo – 8 pikë
Xhiroja e gjashtë përfundon të hënën me dy ndeshjet e fundit: Atalanta – Venezia, nga ora 18:30, dhe Torino – Udinese, në orën 20:45. /Zëri