Flicku e sheh Yamalin si më të mirin në botë
Sport
October 10, 2026 - 13:03
Trajneri Hansi Flick ka folur për Lamine Yamalin, i cili është rikthyer në formë të shkëlqyer me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.
“Është në një nivel fantastik, edhe me Spanjën. E pashë në Londër, nga tribunat”, ka deklaruar Flick.
Ai ka theksuar se futbollistët e rinj, si Yamal dhe Pau Cubarsí, kanë aftësi më të mira rikuperimi, por ka nënvizuar se menaxhimi i minutave mbetet i rëndësishëm.
“Do të jetë futbollisti më i mirë në botë, nëse nuk është tashmë. Është aty në majë, shumë afër. Nëse vazhdon kështu dhe përpiqet të përmirësohet, me këtë mentalitet, jam i kënaqur me të”, ka përfunduar Flick. /Zëri