“Shkova të raportoja ndeshjen, por…”, e gjithë vëmendja te ajo, moderatorja shqiptare përfundon në kopertinat e mediave të huaja

“Shkova të raportoja ndeshjen, por…”, e gjithë vëmendja te ajo, moderatorja shqiptare përfundon në kopertinat e mediave të huaja

Sport October 08, 2026 - 20:21

Jo vetëm në ekran, por Françeska Rustem vazhdon të shkëlqejë edhe në rrjetet sociale.

Moderatorja e Procesit Sportiv në Top Channel ka ndarë disa foto gjatë sfidës Shqipëri-San Marino.

Por përveç Instagram-it, Françeska Rustem është shfaqur dhe në kopertinat e mediave të huaja.

“Shkova të raportoja një ndeshje futbolli, çuditërisht përfundova në të gjithë mediat ndërkombëtare”, shkruan moderatorja.

Ajo gjithashtu ka ndarë edhe numrin e madh të pëlqimeve që ka marrë në platformën “X”.