Liverpooli e nderon Kloppin me statujë prej bronzi në Anfield

Liverpooli e nderon Kloppin me statujë prej bronzi në Anfield

Sport October 08, 2026 - 19:12

Liverpool FC i ka bërë një nderim të veçantë Jürgen Kloppit, duke zbuluar një statujë prej bronzi të ish-trajnerit në muzeun e klubit në Anfield. 

Statuja është dhuruar nga grupimi i tifozëve “Spirit of Shankly” dhe është një kopje identike e statujës 46 centimetra të lartë që tifozët ia kishin dhuruar më herët Kloppit.

Ajo e paraqet gjermanin me kapelen e tij karakteristike, njërën dorë pranë zemrës dhe tjetrën të ngritur në formë grushti, në një prej gjesteve të tij ikonike. 

Skulptura është punuar nga artisti Andy Edwards, i njëjti që ka realizuar edhe statujën e Bob Paisleyt jashtë dyqanit të Liverpoolit dhe statujën e famshme të Beatles në bregdetin e qytetit. 

Paul Khan, ish-kryetar i “Spirit of Shankly”, e cilësoi Kloppin si një trajner të veçantë që e kuptoi menjëherë klubin, qytetin dhe tifozët.

Klopp drejtoi Liverpoolin nga 2015 deri në 2024, duke fituar mes të tjerash Champions League në 2019 dhe titullin e Premier League në 2020, si dhe Kupën e Botës për Klube dhe trofe të tjerë. 

Statuja do të qëndrojë përhershëm në muzeun e Liverpoolit, si kujtim i epokës së trajnerit gjerman në Anfield. /Zëri