Rivali i Juventusit synon transferimin e Edon Zhegrovës në janar
Dy golat ndaj Sassuolos i kanë dhënë një shtysë të rëndësishme pozitës së Edon Zhegrovës te Juventusi, por e ardhmja e tij në Torino ende nuk është plotësisht e sigurt.
Zhegrova ishte protagonist i madh në humbjen dramatike 3-2 të Juventusit ndaj Sassuolos, duke shënuar të dy golat e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Ylli kosovar fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 82-të, ndërsa vetëm pak çaste pas golit të dytë të Sassuolos, realizoi sërish për 2-2 me një goditje nga distanca.
Paraqitja e tij e fuqishme pritet ta përmirësojë situatën e 27-vjeçarit në skuadrën e Luciano Spallettit, veçanërisht pas minutave të kufizuara që kishte marrë në fillim të sezonit.
Gjithçka mund të varet nga situata që do të krijohet te të dy klubet deri në janar. Nëse Zhegrova arrin të fitojë më shumë hapësirë dhe të vazhdojë me paraqitje të tilla si ajo ndaj Sassuolos, pozita e tij në planet e Juventusit mund të ndryshojë ndjeshëm.
Në anën tjetër, nëse minutat vazhdojnë të jenë të kufizuara, një huazim në një klub si Atalanta mund të bëhet një mundësi konkrete për 27-vjeçarin, i cili do të kërkonte më shumë hapësirë dhe vazhdimësi në fushë. /telegrafi

Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, kjo nuk e ka larguar plotësisht mundësinë e një largimi në afatin kalimtar të janarit.
Emri i Zhegrovës vazhdon të qarkullojë në tregun e transferimeve, ndërsa një prej klubeve që po e monitoron situatën e tij është Atalanta.
Klubi nga Bergamo po shqyrton mundësinë e një huazimi të sulmuesit anësor, me opsion për ta blerë kartonin e tij në fund të periudhës së huazimit. Sidoqoftë, deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare ose ofertë konkrete nga Atalanta në drejtim të Juventusit.