Sayed Mosawi ngre flamurin e Kosovës, shpallet kampion bote në Muaythai

Sayed Mosawi ngre flamurin e Kosovës, shpallet kampion bote në Muaythai

Sport September 11, 2026 - 13:49

Garuesi i Kosovës në muaythai, Sayed Mosawi, është shpallur kampion bote në kategorinë e seniorëve në Kampionatin Botëror të IFMA-s, i cili po mbahet në Deçan dhe organizohet nga Federata e Muaythait të Kosovës.

Ky sukses merr rëndësi të veçantë për Mosawin, pasi ai tashmë mbron ngjyrat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mosawi, me prejardhje nga Afganistani dhe i rritur në Suedi, ku edhe zhvilloi karrierën e tij sportive, tashmë është shtetas i Kosovës dhe garon për ekipin kosovar të muaythait, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në këtë kampionat, medalje të bronzta kanë fituar edhe Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti.

Federata e Muaythait të Kosovës ka uruar të gjithë garuesit për sukseset e arritura në këtë ngjarje ndërkombëtare. /Zëri