Loxha e Kasapi eliminohen nga Grand Slami i Budapestit

Loxha e Kasapi eliminohen nga Grand Slami i Budapestit

Sport September 11, 2026 - 11:59

Dy garueset tona, Flaka Loxha dhe Fatojna Kasapi, janë eliminuar nga Grand Slami i Budapestit.

Loxha e Kasapi nuk e nisen mirë aventurën në këtë turne të madh të xhudos.

Loxha e ka përfunduar në raundin e parë garimin në Grand Slamin e xhudos.

Xhudistja kosovare garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, por nuk arriti të kalojë pengesën e parë.

Loxha u mposht nga japonezja Haruka Funakubo, duke e mbyllur kështu herët paraqitjen e saj në këtë turne.

Në të njëjtën kategori garoi edhe Fatjona Kasapi, e cila po ashtu u eliminua në rundin e parë.