Rostami shkëlqen në Taranto, Kosova arrin medaljen e nëntë
Sport
September 02, 2026 - 17:08
Kianoush Rostami ka fituar medaljen e dytë personale në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i sjellë Kosovës medaljen e nëntë në këtë garë.
Peshëngritësi kosovar fillimisht siguroi medaljen e argjendtë në shkëputje, pasi ngriti me sukses 166 kilogramë, transmeton Klankosova.tv.
Rostami vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në disiplinën tjetër, duke fituar një tjetër medalje të argjendtë.
“Edhe një. Medalja e 9-të, e dyta e argjendtë dhe e dyta nga peshëngritësi Kianoush Rostami”, njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës.
Me këtë rezultat, Kosova tani numëron dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta në “Taranto 2026”.
Xhudistët i kanë siguruar Kosovës pesë medalje, ndërsa nga një medalje kanë ardhur edhe nga boksi dhe karateja.