Pse tifozët e Juventusit u futën në fushë dhe iu “vërsulën” Zhegrovës?, arsyeja do t’ju befasojë
Juventusi ka mbyllur fazën përgatitore me një fitore 2-0 ndaj ekipit të tij të ri, “Next Gen”, në një ndeshje që megjithatë nuk shkoi deri në fund.
Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma u ndërpre menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, por jo për shkak të ndonjë incidenti në fushë.
Siç është bërë tashmë traditë te Juventusi, tifozët “pushtuan” fushën për t’iu afruar futbollistëve, për të bërë fotografi me ta dhe për të marrë fanella apo pjesë të tjera të uniformës si kujtim.
Këtë herë, megjithatë, vëmendjen kryesore e mori Edon Zhegrova.
Në një video që është bërë virale, dhjetëra tifozë shihen duke u afruar rreth reprezentuesit kosovar, duke kërkuar fanellën e tij dhe fotografi.
Tifozët hynë në fushë vetëm pak sekonda pasi kishte nisur pjesa e dytë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej dhe gjyqtari të sinjalizonte përfundimin e saj.
Juventusi e ka shpjeguar këtë moment përmes faqes zyrtare, duke treguar se Luciano Spalletti kishte planifikuar një formacion tjetër për 45-minutëshin e dytë.
“Luciano Spalletti dërgoi një formacion të ndryshëm për pjesën e dytë. Por para se ata të mund të futeshin në lojë, tifozët ndoqën traditën e kësaj ndeshjeje dhe u futën në fushë, duke sjellë fishkëllimin e përfundimit të ndeshjes”, shkroi Juventusi.
Pas kësaj, për një kohë të gjatë në fushë u panë buzëqeshje, fotografi dhe momente të veçanta mes lojtarëve dhe tifozëve.
“Dhe kështu përfundoi faza përgatitore. Tani fillon puna serioze”, përfundoi klubi italian.
Sipas Tuttosport, kjo traditë te Juventusi daton plot 67 vjet dhe synimi i saj është afrimi i ekipit me tifozët, duke krijuar një atmosferë sa më familjare rreth klubit. /telegrafi
Le persone non stanno bene.
— Matteo (@_Mtt01_) August 17, 2026
ci credo che i giocatori scappano,
Se vengono presi vengono utilizzati come merce di scambio.
(ovviamente chi poteva mai essere preso) pic.twitter.com/6Uw2nb1hjW