FIFA fillon hakmarrjen, shkarkon drejtuesin e lartë që kritikoi Infantinon
Organi qeverisës botëror i futbollit, FIFA, ka shkarkuar një nga figurat e saj më të larta pasi ai kritikoi planin e Gianni Infantinos për të shitur një pjesë të Kupës së Botës te investitorët, raporton Sky News. FIFA nuk komentoi mbi kushtet e largimit të drejtorit operativ Kevin Lamour.
Lamour, një koleg i hershëm i presidentit të FIFA-s, Infantino, më parë tha se stafi i FIFA-s ishte “mashtruar”.
Në një deklaratë, një zëdhënës i FIFA-s tha: “FIFA mund të konfirmojë se marrëdhënia e punës midis FIFA-s dhe Kevin Lamour si Drejtor Operativ i FIFA-s ka përfunduar më 17 gusht 2026. FIFA e falënderon Kevinin për dy vitet e tij të shërbimit dhe i uron fat të mbarë në të ardhmen”.
Sky News mëson se stafi i FIFA-s u informua për largimin e tij të hënën mbrëma.
ë FIFA COO Kevin Lamour has been sacked after speaking out against Gianni Infantino.
— Ben Jacobs (@JacobsBen) August 17, 2026
ë FIFA spokesperson to @talkSPORT: “FIFA can confirm that the working relationship between FIFA and Kevin Lamour as FIFA’s Chief Operating Officer has ended on 17 August 2026.
“FIFA thanks… pic.twitter.com/ljHn1Cy4Nc
Largimi i Lamour erdhi në të njëjtën ditë kur Infantino humbi mbështetjen e Federatës Skoceze të Futbollit.
Sky News ka siguruar një letër të dërguar nënkryetarëve dhe anëtarëve të këshillit të FIFA-s nga Mattias Grafstrom, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s.
“Pas diskutimeve të fundit, FIFA dhe Drejtori ynë i Operacioneve, Kevin Lamour, kanë rënë dakord të ndahen. Ky vendim u mor pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe me respekt të madh për Kevinin, si personalisht ashtu edhe profesionalisht".
“Kevin u bashkua me FIFA-n në nëntor 2024 dhe gjatë kësaj kohe ka mbikëqyrur një periudhë ndryshimesh të rëndësishme, duke përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve me palët e interesuara dhe zbatimin e disa projekteve të rëndësishme me interes të përbashkët, ndër shumë arritje të tjera kyçe”.
"Do ta keni parë Kevinin të pranishëm në çdo takim të Këshillit të FIFA-s që nga emërimi i tij në vitin 2024, dhe shumë prej jush do të keni pasur një marrëdhënie të rregullt pune me Kevinin në projekte të llojeve të ndryshme që nga bashkimi i tij me FIFA-n”.
"Mendova se ishte e rëndësishme që unë personalisht t'ju ofroj këtë përditësim dhe do të doja të shpreh mirënjohjen time ndaj Kevinit për këto kontribute dhe për punën dhe angazhimin e tij në emër të FIFA-s në baza ditore. I uroj Kevinit gjithë të mirat për të ardhmen", thuhet në letër.
Infantino u përball me një revoltë pas planit të tij për të shitur aksionet në Kupën e Botës te investitorët privatë. Ai tërhoqi propozimin prej 20 miliardë dollarësh pas një reagimi të ashpër nga zyrtarët globalë të futbollit, përfshirë UEFA-n, e cila paralajmëroi për një bojkot të të gjitha ndeshjeve dhe ngjarjeve të FIFA-s.
Lamour, 45 vjeç, shkroi në korrik se stafi ishte “mashtruar” nga mungesa e transparencës së Infantinos në planifikimin e shitjes gjatë muajve të fundit dhe “meritojnë më shumë sesa përbuzje dhe frikësim”.
Deklarata e tij erdhi disa orë pasi këshilltari i lartë i Infantinos, Carlos Cordeiro, dha dorëheqjen dhe u bëri thirrje stafit të lartë të FIFA-s të flisnin hapur.
Lamour tha në deklaratë se kishte një detyrim ndaj kolegëve të tij.
"Dhe nëse kjo do të thotë që unë do të humbas punën time, atëherë le të jetë kështu. Do ta kuptoj dhe respektoj atë vendim. Të paktën do të fle mirë sonte", tha zyrtari francez.
Javën e kaluar, UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit dhe CONCACAF kërkuan një shqyrtim të sjelljes së Infantinos pas pasojave të propozimit.
Megjithatë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se FIFA do të bënte një “gabim të tmerrshëm” nëse do ta shkarkonte Infantinon, i cili ka kërkuar falje për planin e shitjes. Ai gjithashtu gëzon mbështetjen e konfederatave afrikane dhe të Amerikës së Jugut.
Lamour ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Infantinos që bëri fushatë që ai të bëhej fituesi surprizë i zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s në vitin 2016.
Ai erdhi në futboll nga politika dy dekada më parë si ndihmës i presidentit të atëhershëm të UEFA-s, Michel Platini. /Telegrafi