Erdhi me shumë bujë, Benzema pritet të largohet nga Al-Hilal

Erdhi me shumë bujë, Benzema pritet të largohet nga Al-Hilal

Sport August 16, 2026 - 11:07

Aventura e Karim Benzemas te Al-Hilali mund të vijë drejt fundit.

Kjo vjen një ditë pas fitores 4-2 ndaj Al-Faisalyt, ku Benzema shfaqi pakënaqësi pas zëvendësimit në minutën e 70-të.

Sipas gazetarit saudit Ahmed Al-Ajlan, drejtuesit e klubit mund të negociojnë një marrëveshje financiare me francezin për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Benzema iu bashkua Al-Hilalit dimrin e kaluar si lojtar i lirë dhe kishte bërë 14 paraqitje ku ka shënuar 10 gola dhe 5 asistime.