Kosova merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit

Kosova merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit

Sport July 28, 2026 - 17:11

Kombëtarja e Kosovës në golf do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit "Team Shield" – Malta 2026, garë e organizuar nga Shoqata Evropiane e Golfit.

Sipas një njoftimi, sot po zhvillohen ushtrimet zyrtare para nisjes së kampionatit, ndërsa golfistët kosovarë janë gati për paraqitjen e tyre të parë në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane.

"Sot janë duke u mbajtur ushtrimet zyrtare të European Team Shield Championship - Malta 2026, Kampionat i organizuar nga European Golf Association ku Kosova po merr pjesë për herë të parë në historinë e saj të golfit! Lojtarët Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija nën mbikqyrje të Kapitenit Arif Arifi do mundohen ta japin maksimumin e tyre në përfaqësim të Republikës! Pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës e bëri të mundur kompania Sent.dm si sponsor i artë!", ka shkruar federata. "Përkrahja e Ministrisë së sportit është gjithashtu vazhdimësi e sukseseve të Federata e Golfit e Kosovës! Kosova është e përjetshme, ne jemi të përkohshëm!".