5 vjet më parë, Nora Gjakova u kurorëzua me medalje të artë
Sport
July 26, 2026 - 15:27
Sot, 5 vjet më parë, xhudistja Nora Gjakova u ngjit më së larti në podiumin olimpik të LO Tokio 2020, për t’u kurorëzuar me medaljen e artë olimpike.
Në atë kohë, medalja e xhudistes ishte e treta e artë olimpike për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.
Ajo erdhi pas Majlinda Kelmendit më 2016 dhe Distria Krasniqi Tokio 2020.