Iris Gashi ia sjell Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Bilardos U-19
Sporti i bilardos në Kosovë ka shënuar një sukses historik në arenën ndërkombëtare. Garuesi i ri Iris Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-19, që u mbajt në Slloveni.
Gashi arriti deri te podiumi pas një paraqitjeje mbresëlënëse, duke regjistruar pesë fitore gjatë kampionatit dhe duke dëshmuar talentin e tij në mesin e garuesve më të mirë të Evropës.
Ky rezultat konsiderohet një arritje e rëndësishme për bilardon kosovare dhe një tregues i potencialit të sportistëve të rinj të vendit në garat ndërkombëtare.
Me këtë rast janë shprehur urime për Iris Gashin dhe Federatën e Bilardos së Kosovës, për suksesin që i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje në sportet individuale dhe ka forcuar pozitën e bilardos kosovare në skenën evropiane.