Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Spanjës dhe Argjentinës
Sport
July 19, 2026 - 22:12
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Botërorit 2026, mes Spanjës dhe Argjentinës.
Pas 45-minutëshit të parë, dy kombëtaret u ndanë baras, pa gola.
Spanja ishte më e mirë gjatë kësaj periudhe të pjesës së parë, duke e pasur posedimin në anën e saj, mirëpo duke mos arritur të krijojë shumë raste.
Më i miri që mund të përmendet është ai i Mikel Oyarzabal, i cili u prit nga portieri Emiliano Martinez.
Argjentina nuk arriti të rrezikojë fare portën e Spanjës, duke mos testuar Unai Simonin.
Spanja po e synon triumfin e dytë ndonjëherë në finale të Botërorit, teksa Argjentina ia ka vënë syrin mbrojtjes së titullit kampion.
Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersey