FIFA sjell traditën e NBA-së, fituesit e Botërorit 2026 do të marrin nga një unazë

FIFA sjell traditën e NBA-së, fituesit e Botërorit 2026 do të marrin nga një unazë

Sport July 17, 2026 - 11:00

FIFA sjell traditën e NBA-së, fituesit e Botërorit 2026 do të marrin nga një unazë.

Kampioni i Evropës Spanja do të luajë me kampionin e Amerikës Jugore dhe Botës, Argjentinën, në një ndeshje që sheh përballjen e shumëpritur mes dy 10-shave të Barcelonës, Lamine Yamal dhe Lionel Messi.

Më tutje FIFA ka vendosur të bëjë diçka ndryshe edhe këtë Botëror, sikurse të kaluarin.

Në Katar Messit i ishte dhënë një veshje tradicionale nga ai vend dhe tashmë fituesit e këtij edicioni do të shpërblehen me nga një unazë, praktikë e njëjtë sikurse në NBA, ku kampionët e sezonit marrin unazën dhe trofeun.

Kjo do të jetë një koleksion me edicion të kufizuar prej 2.026 unazash, me 30 të rezervuara për fituesit dhe 1.996 në dispozicion të tifozëve në të gjithë botën.

Kujtojmë se finalja e madhe Spanjë – Argjentinë do të luhet në “MetLife Stadium” të dielën në orën 21:00.