Familja në Turqi e dekoron shtëpinë me emblemën dhe ngjyrat e Fenerbahçes

Familja në Turqi e dekoron shtëpinë me emblemën dhe ngjyrat e Fenerbahçes

Sport July 17, 2026 - 10:05

Familja Cuneydioglu, që jeton në qytezën Reyhanli në qytetin Hatay të Turqisë, ka pikturuar ngjyrat dhe emblemën e klubit të tyre të zemrës, Fenerbahçe, në murin e jashtëm të apartamentit të tyre familjar 3-katësh.

Familja Cuneydioglu banon në apartamentin 3-katësh në lagjen Kurtulus dhe e ka lyer fasadën e jashtme të ndërtesës me ngjyrat e "kaltër-verdhë” të ekipit të Fenerbahçes. Duke vendosur edhe emblemën e Fenerbahçes në fasadën e jashtme, familja bëri që ndërtesa të njihet në lagje si "Rezidenca Fenerbahçe".

Yusuf Cuneydioglu, 31 vjeç, i cili jeton në këtë apartament, tha se ndërtesa edhe më parë ka pasur të njëjtat ngjyra dhe është lyer përsëri me kërkesën e të parit të familjes, Cevdet Cuneydioglu.

Duke u shprehur se dashuria për Fenerbahçen është mënyrë jetese për ta, Cuneydioglu tha: "Ata që e shohin habiten, bëjnë fotografi. Edhe ne si tifozë të Fenerbahçes, vazhdojmë me të njëjtin pasion. Si tifozë të apasionuar pas Fenerbahçes, do të dëshironim ta shihnim këtu Aziz Yildirim-in (presidenti i Fenerbahçes)".

Cuneydioglu tha se dyert e tyre janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë fotografi. /AA