Sonte Kosovë-Shqipëri, Dardanët synojnë fitore
Sport
July 02, 2026 - 17:35
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte një tjetër sfidë të rëndësishme në kuadër të para-kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, ku do të përballet me Shqipërinë.
Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 19:00, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.
Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë tifozët që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe të mbështesin Dardanët drejt një tjetër paraqitjeje të suksesshme.
Biletat mund të blihen online në platformën Kick-Tick, si dhe fizikisht në Fan Shop-in e KB Bashkimi në Prizren. Çmimi i biletës është 4 euro.
Le ta mbushim palestrën dhe t'i japim Kosovës mbështetjen që meriton në rrugëtimin drejt EuroBasket 2029.