Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markoviq në “repesazh” me Ippon
Sport
June 29, 2026 - 15:33
Xhudisti Jon Kuka është vetëm një luftë larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U18 që po mbahet në Spanjë.
Kuka në gjysmëfinalen e repesazhit e mposhti serbin Petar Markovic, ku e la të shtrirë me një Ippon të bukur.
Federata e Xhudos e ka publikuar videon, ku Kuka e rrëzon serbin.
Ndërkohë, në finalen e repesazhit – ai do të përballet me sllovakun Daniel Palko.