Pse “kombëtaret e vogla” po luajnë kaq mirë në Botëror?

Pse “kombëtaret e vogla” po luajnë kaq mirë në Botëror?

Sport June 27, 2026 - 00:21

Botërori me 48 skuadra ka sjellë deri tani disa përballje befasuese dhe paraqitje mbresëlënëse nga kombëtaret më pak të favorizuara përballë gjigantëve të futbollit botëror.

Kombëtare si Kepi i Gjelbër, Curaçao, Gana dhe Afrika e Jugut, të renditura shumë më poshtë në renditjen e FIFA-s , kanë arritur të marrin pikë ndaj Spanjës, Ekuadorit, Anglisë dhe Koresë së Jugut. Këto rezultate nuk konsiderohen thjesht rastësi, pasi analiza e ndeshjeve tregon se ekipet më të vogla kanë ndjekur plane taktike shumë të mirëpërgatitura.

Mos bini në kurthin e kundërshtarit

Barazimi 0-0 i Kepit të Gjelbër ndaj Spanjës ishte një nga surprizat më të mëdha të turneut dhe njëkohësisht një leksion taktik. Skuadra afrikane mbrojti me një formacion kompakt 4-5-1, duke mbajtur distanca shumë të vogla mes mesfushës dhe mbrojtjes.

 Kepi i Gjelbër u kujdes që hapësira mes vijës së mbrojtjes dhe asaj të mesfushës të ishte minimale. Kur një lojtar spanjoll afrohej, ata ushtronin presion, por sa herë që Spanja e kthente topin prapa, nuk dilnin përpara për ta ndjekur, duke ruajtur formacionin kompakt dhe organizimin defensiv.

Spanja u përpoq vazhdimisht t’i tërhiqte kundërshtarët përpara me pasime prapa, në mënyrë që të krijonte hapësira mes linjave, por lojtarët e Kepit të Gjelbër nuk ranë në këtë kurth.

Ata ruajtën organizimin, duke mos lejuar që Spanja të depërtonte në qendër. E njëjta qasje u pa edhe te Gana në barazimin ndaj Anglisë, ku afrikanët qëndruan të disiplinuar dhe nuk u nxituan të ushtronin presion.

 Edhe Gana përdori një organizim të ngjashëm – një formacion 4-5-1 shumë kompakt në aspektin vertikal. Ajo lejoi mbrojtësit Marc Guehi dhe Ezri Konsa ta mbanin topin pa presion, duke u përqendruar në bllokimin e lojtarëve më të rrezikshëm të Anglisë dhe duke mos u dhënë hapësirë në zonat ku mund të krijonin raste.

Mbuloni të gjithë gjerësinë e fushës

 Arabia Saudite lëvizte si një bllok i vetëm drejt anës ku ndodhej topi. Siç shihet nga pozicionimi, mesfushori i majtë dhe mbrojtësi i majtë i krahut mbeteshin shumë larg mbrojtësit të djathtë dhe sulmuesit të krahut të Spanjës, duke lënë hapësira të mëdha nëse loja zhvendosej shpejt në krahun tjetër.

Nga ana tjetër, disfata e Arabisë Saudite ndaj Spanjës tregoi se një mbrojtje me shumë lojtarë nuk garanton domosdoshmërisht siguri.

Arabia Saudite u përqendrua tepër në zonën ku ndodhej topi, duke lënë hapësira në krahët e fushës. Spanja e shfrytëzoi këtë dobësi me ndërrime të shpejta të lojës nga njëri krah në tjetrin, duke krijuar vazhdimisht situata të rrezikshme.

 Pedro Porro mbetet plotësisht i lirë, pa asnjë lojtar të Arabisë Saudite pranë për ta mbyllur shpejt. Ai dërgon një krosim të saktë në shtyllën e dytë, nga i cili Spanja shënon gol.

Tërhiqni presionin dhe më pas luani gjatë

Një tjetër element që ka dalluar skuadrat më të vogla është mënyra se si e nxjerrin topin nga mbrojtja.

Afrika e Jugut, e cila regjistroi plot 14 goditje ndaj shtatë të Koresë së Jugut, pavarësisht se kishte vetëm 31 për qind të posedimit, e ndërtoi lojën me pasime të shkurtra nga porta për të tërhequr presionin e kundërshtarit.

 Kepi i Gjelbër e nxirrte topin me qetësi nga mbrojtja, duke krijuar epërsi numerike. Sapo Spanja ushtronte presion, ata luanin topin direkt drejt sulmuesve që kishin hapësira.

Më pas, topi dërgohej me pasime të gjata drejt hapësirave ku krijohej epërsi numerike. Një strategji e ngjashme është përdorur edhe nga Kepi i Gjelbër dhe Iraku.

Dhe pak cilësi individuale

Të gjitha këto shembuj tregojnë se diferenca mes kombëtareve nuk përcaktohet vetëm nga renditja në FIFA apo cilësia individuale e futbollistëve. Organizimi taktik, disiplina dhe bashkëpunimi mund t'i lejojnë skuadrat më modeste të rivalizojnë me më të mirat.

Sigurisht, në ndeshje të tilla nevojitet edhe pak frymëzim individual. Një nga figurat më të spikatura të këtij Botërori ka qenë portieri 40-vjeçar i Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili me pritjet e tij spektakolare ndaj Spanjës u bë një nga heronjtë e turneut. /telegrafi