Messi e kryeson garën për “Këpucën e Artë” - Mbappe, Haalandi dhe Vinicius Jr i qëndrojnë pranë
Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 po shkon drejt fundit dhe gara për titullin e golashënuesit më të mirë është bërë gjithnjë e më interesante.
Në krye të renditjes vazhdon të jetë Lionel Messi, i cili i ka realizuar pesë gola me Argjentinën.
Pas tij renditen tre emra të mëdhenj të futbollit botëror, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Vinicius Junior, të tre me nga katër gola, duke e mbajtur gjallë luftën për “Këpucën e Artë”.
Renditja e golashënuesve:
5 gola
Lionel Messi (Argjentina)
4 gola
Kylian Mbappé (Franca)
Erling Haaland (Norvegjia)
Vinicius Junior (Brazili)
3 gola
Deniz Undav (Gjermania)
Jonathan David (Kanadaja)
Johan Manzambi (Zvicra)
Ismael Saibari (Maroku)
Matheus Cunha (Brazili).
Me nga dy gola figurojnë, mes të tjerëve, Harry Kane, Cristiano Ronaldo, Kai Havertz, Cody Gakpo, Folarin Balogun, Daichi Kamada, Ayase Ueda, Mikel Oyarzabal dhe Ruben Vargas.
Me fillimin e fazës me eliminim direkt, renditja pritet të ndryshojë ndjeshëm, pasi favoritët do të kenë mundësi ta shtojnë numrin e golave në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë të Botërorit 2026.