Mbyllet pjesa e parë, Spanja po dominon ndaj Arabisë Saudite

Mbyllet pjesa e parë, Spanja po dominon ndaj Arabisë Saudite

Sport June 21, 2026 - 19:09

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit H në Kupën e Botës 2026.

“Furia e Kuqe” ka zhvilluar një 45-minutësh të shkëlqyer, duke krijuar epërsi të thellë prej 3:0 ndaj Arabisë Saudite.

Serinë e golave e hapi supertalenti spanjoll Lamine Yamal, i cili në minutën e 10-të realizoi për 1:0, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Spanjollët vazhduan dominimin dhe gjetën edhe dy herë rrugën e rrjetës përmes Mikel Oyarzabalit. Sulmuesi realizoi në minutat 21 dhe 24, duke e çuar rezultatin në 3:0 dhe duke e afruar Spanjën drejt fitores së parë në këtë Botëror.

Arabia Saudite pati vështirësi të mëdha për t’iu kundërvënë ritmit dhe presionit të spanjollëve, të cilët kontrolluan plotësisht lojën gjatë pjesës së parë./rtk