Lagjia e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”
Sport
June 20, 2026 - 23:45
Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e mposhtur në finale ekipin, Dardania.
Në finalen e madhe, të zhvilluar në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj para një publiku të jashtëzakonshëm, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Lagjja e Shehut triumfoi ndaj ekipit Dardania me rezultat bindës 3:0.
Turniri i cili u mbajt në Prizren pati gjithsej 64 ekipe. Skuadra e Lagjës së Shehut kishte kryesues Alban Krasniqin, Egzon Krasniqin dhe Ramiz Krasniqin.
Kujtojmë se ky është edicioni i katërt i këtij turneu tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”.

