Juventusi vendos tri objektiva të mëdha gjatë verës

Juventusi vendos tri objektiva të mëdha gjatë verës

Sport June 02, 2026 - 12:39

Klubi italian Juventusi thuhet se ka vendosur tre objektiva të mëdha për t’i transferuar në “Allianz Stadium” gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka identifikuar qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Kim Min-jae, sulmuesin e PSG-së, Randal Kolo Muani dhe mesfushorin e Atletico Madridit, Koke si objektivat e mundshëm të verës.

Pavarësisht se dështoi të kualifikohej për Ligën e Kampionëve dhe arriti vetëm një vend në Ligën e Evropës, trajneri Luciano Spalletti është i vendosur të ndërtojë një skuadër të fortë për të garuar për më shumë trofe sezonin e ardhshëm.

Kim mbetet objektivi afatgjatë i Juventusit, me mbrojtësin jugkorean që më parë ka punuar me Spallettin te Napoli.

Kolo Muani, i cili e kaloi sezonin e fundit në huazim te Tottenham, është parë si një objektiv kryesor për të forcuar vijën sulmuese për shkak të largimeve të mundshme të Dusan Vlahovic dhe Jonathan David.

Koke ka qenë në zemër të mesfushës së Atleticos për vite me radhë dhe kontrata e spanjollit skadon vitin e ardhshëm. /telegrafi