Zyrtare: Liverpooli konfirmon shkarkimin e Arne Slot

Zyrtare: Liverpooli konfirmon shkarkimin e Arne Slot

Sport May 30, 2026 - 14:45

Liverpooli ka konfirmuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) zyrtarisht shkarkimin e trajnerit holandez, Arne Slot, pas dy sezoneve në krye të ekipit.

Slot erdhi në verën e vitit 2024 të Liverpooli, duke fituar në sezonin e tij të parë titullin e Ligës Premier, por në sezonin që sapo ka përfunduar, ai ka dështuar totalisht edhe përkundër përforcimeve të mëdha.

Duke mbyllur sezonin pa trofe dhe me një formë shumë të luhatshme e cila gati sa ia rrezikojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, drejtuesit e Reds kanë marrë vendim për të shkarkuar trajnerin holandez.“Liverpool FC mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet menjëherë nga roli i tij si trajner kryesor dhe se procesi për emërimin e një pasardhësi është duke u zhvilluar”.

“Ai largohet me një titull të Ligës Premier në emrin e tij dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të thellë”, thuhet në njoftim.

Emri më i përfolur për të zëvendësuar trajnerin holandez në Anfield është ai i ish-trajnerit të Bournemouth, Andoni Iraola.