Foda: Jam munduar ta bind Rrahmanin, por s’ka pranuar

Foda: Jam munduar ta bind Rrahmanin, por s’ka pranuar

Sport September 21, 2026 - 13:11

Të enjten me fillim nga ora 20:45, në "Fadil Vokrri", Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen në kuadër të Nations League kundër Irlandës.

Sot selektori Franco Foda mbajti një konferencë për media, ku foli rreth përgatitjeve për katër ndeshjet që i presin "Dardanët".

Ai foli rreth gjendjes me futbollistët e kombëtares, sidomos situatën me Amir Rrahmanin.Foda tha se është munduar ta bindë Rrahmanin, por nuk ka arritur.

“Po, kemi biseduar me Amir Rrahmanin. Sigurisht që detajet që i kemi biseduar mbeten mes nesh. Kam tentuar t’ia ndërrojë mendjen, por nuk ka pranuar. I urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen e tij", tha ai para mediave.

Strategu gjerman tha se i mbetet të fokusohet në fondin e futbollistëve që ka në dispozicion.