Shqipëria vijon përgatitjet për Nations League

Shqipëria vijon përgatitjet për Nations League

Sport September 22, 2026 - 20:30

Kombëtarja shqiptare ka vazhduar përgatitjet për katër ndeshjet e ardhshme në UEFA Nations League, duke zhvilluar një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri Rolando Maran ka pasur në dispozicion të gjithë 28 futbollistët e grumbulluar.

Seanca nisi me ushtrime fizike në palestër, ndërsa më pas fokusi u zhvendos në fushë, ku stafi teknik punoi kryesisht në aspektin taktik dhe testoi skema të ndryshme.

Kuqezinjtë do të vijojnë stërvitjet edhe në ditët në vijim, me intensitetin që pritet të rritet me afrimin e ndeshjeve.

Ndërkohë, nesër në orën 12:00, dy futbollistë të Kombëtares do të dalin në konferencë për media në “Shtëpinë e Futbollit”.