Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Pragë

Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Pragë

Sport May 29, 2026 - 20:00

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Pragë, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndaj Çekisë.

Stërvitja u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ekipi punoi me intensitet dhe përkushtim maksimal.

Përzgjedhësi, Franco Foda dhe stafi teknik u fokusuan në detajet e fundit taktike dhe organizimin e lojës, në prag të sfidës së radhës.