Andi Hoti lirohet nga grumbullimi i Kombëtares
Sport
May 29, 2026 - 15:44
Qendërmbrojtësi Andi Hoti është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, pas lëndimit të pësuar gjatë seancës së djeshme stërvitore.
Pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i Kombëtares, është konstatuar se futbollisti i Eintracht Braunschweig ka pësuar pëlkim të nyjës talokrurale, lëndim i cili pritet ta mbajë jashtë fushës për disa javë.
Si rrjedhojë, Hoti nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të këtij grumbullimi.
Ndërkohë, Dardanët do të vazhdojnë sot përgatitjet me seancën e radhës stërvitore, e cila do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kombëtarja nesër udhëton drejt Pragës, ku të dielën do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Çekisë.