Hyseni pret fituesen e medaljes së artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, Kaula Hazirin

Hyseni pret fituesen e medaljes së artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, Kaula Hazirin

Sport May 22, 2026 - 11:07

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur fituesen e medaljes së artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, Kaula Hazirin.

Hyseni ka prit garuesen e boulingut, Kaula Haziri, e cila ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, i cili u mbajt në Zapreshiq të Kroacisë.

I pari i Gjilanit tregoi se nga Zagrebi erdhi lajmi i mrekullueshëm që Kaula Haziri ka shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Boullingut 2026.

“Pata kënaqësinë që ta takoj dhe ta uroj përzemërsisht për këtë arritje të madhe, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e saj sportive”, tha Hyseni.

Sipas tij medalja e artë e Kaulës, e ka bërë krenar Gjilanin dhe gjithë Kosovën, duke dëshmuar edhe një herë se sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare.