Në Opojë u mbajt gara e kuajve
Sport
May 04, 2026 - 10:09
Në fundjavë është mbajtur një garë e veçantë, ajo e kuajve në Opojë.
Kjo është një garë tradicionale që mbahet në këtë pjesë të Kosovës, ndërsa atmosfera ishte garuese dhe emocionuese.
Pjesëmarrësit ishin nga vise të ndryshme, ndërsa treguan performancë të shkëlqyer.
Ndonëse një sport jo shumë i popullarizuar në vendin tonë, megjithatë zgjoi kureshtje dhe nuk munguan shikuesit.