Akil Gjakova mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian të Xhudos
Sport
April 17, 2026 - 14:43
Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Gjakova u mposht nga xhudisti turk Bilal Ciloglun në ndeshjen e dytë për medaljen e bronztë.
Xhudistët garuan deri në kategorinë -73 kg.
Kujtojmë se në garë për ditën e sotme ishin edhe Laura Fazliu dhe Dardan Cena, mirëpo ata u eliminuan herët nga ky kampionati. /Zëri