Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos
Sport
April 17, 2026 - 10:26
Akil Gjakova ka arritur të kalojë në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudisti kosovar mposhti me IPPON atë britanez, Benjamin Levy.
Xhudistët garuan deri në kategorinë -73 kg.
Tani, në çerekfinale Gjakova do të përballet me xhudistin gjeorgjian Lasha Shavdatuashvili. /Zëri