Laura, Akili dhe Dardani garojnë sot në Evropianin e xhudos
Sport
April 17, 2026 - 09:20
Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të jenë në tatami sot në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Pas medaljes së artë të Distria Krasniqit dje, këtë rrugë synojnë ta ndjekin sot edhe treshja e xhudistëve kosovarë.
Laura Fazliu do të garojë në kategorinë deri në 63 kilogramë, teksa ka kaluar pa luftë në raundin e parë, teksa në të dytin do të ndeshet me sllovenen, Kaja Kajzer.
Akil Gjakova garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa në raundin e dytë ndeshet me austriakun, Samuel Gassner.
Edhe Dardan Cena do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, ndërsa në rundin e dytë ndeshet me bullgarin, Victor Skerlev.