Të dielën në Ferizaj, Kampionati Individual i Kosovës në pingpong për U13 dhe U19

Të dielën në Ferizaj, Kampionati Individual i Kosovës në pingpong për U13 dhe U19

Sport March 17, 2026 - 11:51

Të dielën, më 22 mars 2026, në Ferizaj do të mbahet Kampionati Individual i Kosovës në pingpong për grupmoshat U13 dhe U19.

Federata e Pingpongut e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se garat do të zhvillohen në palestrën “Astrit Bytyqi”, me fillim nga ora 10:00, raporton Zeri.info.

Në këtë kampionat pritet pjesëmarrje e madhe dhe konkurrencë e fortë nga talentet e reja të pingpongut kosovar.

Në kampionat do të garohet në këto kategori: U13 (lojtarët e lindur pas 1 janarit 2013) U19 (lojtarët e lindur pas 1 janarit 2007)

Ndërsa disiplinat ku do të zhvillohen garat janë: Individuale (në të gjitha kategoritë)

Çiftet (meshkuj dhe femra)

Çiftet e përziera (vetëm për kategorinë U19)

Garat do të zhvillohen në dy faza, fillimisht në grupe dhe më pas në eliminime direkte.

Në fund do të zhvillohen edhe ndeshjet për vendin e tretë, si dhe finalet për vendin e parë.

Fituesit do të shpërblehen me kupa dhe medalje, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në përfundim të aktivitetit. /Zëri

Image

Image

 

Image