Klubi shqiptar feston 80-vjetorin e themelimit
Sport
February 04, 2026 - 11:54
Partizani i Tiranës sot feston 80-vjetorin e themelimit të klubit.
Klubi shqiptar u themelua me 4 shkurt të vitit 1946, derisa nga ajo kohë ka plot 80 vjet histori dhe suksese të jashtëzakonshme.
Partizani ka plot 17 tituj të Kampionit të Shqipërisë, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa dhe 1 Kupë Ballkanike.
Po ashtu skuadra nga kryeqyteti shqiptar ka fituar dy çmime speciale. Titullin “Nderi i Kombit’’ dhe titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar’’.
Nga Partizani i Tiranës kanë dalë shumë futbollistë të mëdhenj, të cilët veshën edhe fanellën e Kombëtares së Shqipërisë ndër vite.