E ardhmja e Simeones te Atletico Madrid, në dyshim
Sport
January 29, 2026 - 14:47
E ardhmja e Diego Pablo Simeones në stolin e Atletico Madridit është më e paqartë se kurrë.
Sipas mediave spanjolle, sezoni aktual mund të jetë i fundit për trajnerin argjentinas pas gati 15 vitesh në krye të klubit madrilen. Rezultatet e paqëndrueshme, tensionet e brendshme dhe eliminimi zhgënjyes në Ligën e Kampionëve kanë rritur dyshimet për vazhdimësinë e “Cholos”.
Humbja ndaj Bodø/Glimt u cilësua si pikë kthese, duke nxjerrë në pah lodhjen mentale dhe krisjet në marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit.