Dembele, në radarin e klubeve saudite

Dembele, në radarin e klubeve saudite

Sport January 29, 2026 - 13:08

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, është në radarin e Ligës Profesionale saudite.

Sky Sports raporton se zyrtarët e Ligës po “hapin terrenin” për një lëvizje për të nënshkruar 28-vjeçarin në verë, pasi kanë bërë tashmë një kërkesë për të.

Dembele, i cili mban të dy çmimet “Topi i Artë” dhe “FIFA Best”, ka dy vjet e gjysmë të mbetura në kontratën e tij në “Parc des Princes”, por bisedimet për një zgjatje kanë ngecur, pasi presidenti i klubit Nasser Al Khelaifi e bëri të qartë se nuk do ta prishte strukturën e pagave të PSG-së.

Siç mund të pritej, klubet e Ligës Profesionale Saudite thuhet se janë të përgatitura të ofrojnë një pagë të konsiderueshme mes shpresave për ta joshur atë të largohet nga “Parc des Princes”.

Thuhet se përfaqësuesit e Dembeles kanë treguar se ai po përqendrohet në këtë sezon, por mund të ketë një mundësi për një transferim në Arabinë Saudite. /Zëri