Mourinho tall Arbeloan dhe më pas kërkon falje

Mourinho tall Arbeloan dhe më pas kërkon falje

Sport January 29, 2026 - 10:22

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, festoi golin e katërt para stolit të Real Madridit dhe më pas u pendua.

“The Special One” u hodh përpjetë për të festuar golin e katërt të Benficës, i cili i siguroi ekipit të tij një vend në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në çastin e fundit.

I pavetëdijshëm për situatën, trajneri vrapoi disa metra për të festuar atë gol vendimtar pikërisht para stolit të Real Madridit, me mikun e tij Alvaro Arbeloa të ulur atje.

Pas ndeshjes, më i qetë dhe në sallën e shtypit, “Mou” deklaroi se “I kërkova falje për mënyrën sesi festova, por Alvaro është njeri i futbollit dhe e kupton që në atë moment harron se është Real Madridi dhe se Alvaro është në stol”.

Trajneri i Benficës më pas shpjegoi se trajneri i Real Madridit i tha se nuk kishte nevojë të kërkonte falje. Kështu që, çështja u zgjidh. /Zëri