
Suhareka rikthehet te fitoret, mposht minimalisht Feronikelin '74
Suhareka ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat të ngushtë 2-1.
Vendasit kaluan shpejt në epërsi, kur në minutën e 17 gjetën golin e parë në ndeshje.
Ishte Fitim Susuri që asistoi për mrekulli te Eneid Kodra i cili realizoi për 1-0.
Përkundër golit të hershëm, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të skuadrës vendase 1-0.
Edhe në pjesën e dytë vendasit gjetën golin të parët, kur kësaj radhe Hysen Memolla asistoi bukur për Liridon Fetahajn i cili shënoi për 2-0.
Mysafirët u rikthyen në lojë në minutën e 78-të, me kapitenin Lavdim Zumberi që realizoi gol të bukur nga distanca për 2-1.
Deri në fund përkundër përpjekjeve të mysafirëve për golin e barazimit një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Suhareka mori fitoren e parë në stinorin pranveror 2-1.
Me këtë fitore Suhareka ngjitet në pozitën e tetë në tabelë me 29 pikë, derisa Feronikeli ’74 mbetet e fundit me 13 sosh.