Bilbao me paraqitje spektakolare eliminon Romën nga Liga e Evropës

Bilbao me paraqitje spektakolare eliminon Romën nga Liga e Evropës

Sport March 13, 2025 - 20:51

Athletic Bilbao e ka eliminuar Romën nga Liga e Evropës me rezultat të përgjithshëm 4-3, për të kaluar në çerekfinale.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Mats Hummels bëri një ndërhyrje të ashpër, duke u përjashtuar direkt me karton të kuq.

Roma nuk ia doli të mbahej me dhjetë lojtarë në fushë, duke pësuar humbje 3-1.

Në minutën e 45+3-të, Nico Williams e kaloi Bilbaon në epërsi, për të filluar spektaklin e tyre.

Rezultatin për skuadrën spanjolle e dyfishoi Berchice, kur u asistua nga Berenguer në minutën e 68-të.

Nico ishte sërish në listën e realizatorëve, kur e vulosi fitoren e Bilbaos në minutën e 82-të për 3-0.

Roma tentoi të rikthehej në lojë me një penallti të realizuar nga Leandro Paredes në minutën e 90+2-të, por që ishte shumë vonë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Në çerekfinale, Bilbao do të përballet me fituesin e duelit Fenerbahce-Rangers. /Telegrafi