
Zyrtare: Nuk pushon Josa, merr drejtimin e Suharekës
Sport
March 13, 2025 - 20:26
Trajneri, Mirel Josa, nuk vendosi të pushojë për pothuajse as edhe një ditë, pas largimit nga Vëllaznimi.
Strategu shqiptar u bë e ditur se u largua nga skuadra gjakovare me marrëveshje të dyanshme.
Por, pak minuta më parë, Josa u konfirmua si trajner i Suharekës.
“FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Josa, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit nga Theranda.
“Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Josa pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, thuhet mes tjerash në postimin e tyre në faqen zyrtare në Facebook.