Milani konfirmon transferimin e Joao Felixit
Milani ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot (e martë) transferimin e sulmuesit Joao Felix nga Chelsea.
Rossonerët e kanë pasur një ditë të fundit të afatit kalimtar shumë të ngarkuar duke kryer me sukses katër marrëveshje transferimesh.
Santiago Gimenez nga Feyenoord, Warren Bondo nga Monza dhe Riccardo Sotil nga Fiorentina u konfirmuar gjatë të hënës mbrëma.
Megjithatë, marrëveshja e katërt, ajo për Joao Felix nga Chelsea u konfirmua vetëm sot (e martë), me anë të një njoftimi zyrtar.
“Joao Felix është bashkuar nga Chelsea! Portugezi ka nënshkruar në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe do të veshë fanellën e 79-tës”, thuhet në njoftim.
Milani nuk ka të drejt blerje në marrëveshje, por në fund të sezonit mund të ketë diskutime mes dy klubeve.